English

Tërmeti përfundoi, kthehet moti i ftohtë

Aquila, 13 prill, NOA - Sot numërohet tamam një javë nga tërmeti që goditi Aquila-n duke shkaktuar 294 të vdekur.

Lëvizja sizmike vazhdon të jetë prezente në këtë territor edhe pse duket si me intensitet më të ulët' - nga 2,8 a 3,1 të shkallës rihter- përgjatë drejtimit Aquilano-Valle 'Aterno-Velino/Sirente. Ndërkaq, moti është përkeqësuar dhe koha e ftohtë është një preokupim tjetër për 55 mijë të pastrehët, prej të cilëve 33 mijë janë të vendosur në tendopoli.

Â

Këtë mëngjes një erë e fortë me shi dhe stuhi ka përfshirë zonën e shkatërruar. Kjo, dikton nevojën që Mbrojtja civile dhe vullnetarët të përshpejtojnë operacionet e kompletimit të strukturave dhe paisjeve në ndihmë të personave të goditur nga tërmeti. Veçanërisht emergjente është paisja me batanije dhe mjete ngrohëse për t'i bërë ballë të ftohtit.

Për ditët në vazhdim, duke iu referuar parashikimeve meteorologjike, Aquila do ët jetë qyteti më i ftohtë në Itali me temperatura që do të bien deri në tre gradë

Përsa i përket aktivitetit mësimor, ai do të rinisë shumë shpejtë. Gjithahstu prefektura po studion për mbajtjen e zgjedhjeve që janë parashikuar për në 7 qershor.

s.v/NOA

KOMENTE