Tiranë, 13 prill NOA - Largimi i holandezit nga bankina e kombëtares sonë është thjesht një formalitet, si dhe çështje ditësh.
Mësohet se Ari Han do të mbërrijë në një nga ditët e ardhshme në Tiranë, për të deklaruar dorëheqjen.
Rezultatet e dobëta në ndeshjet e fundit, me Maltën, Hungarinë dhe Danimarkën detyruan FSHF-në që të negociojë me trajnerin, që ai të largohet para se t'i përfundojë kontrata.
Ari Han duhet të qëndronte deri në fund të këtij viti në bazë të kontratës së nënshkruar, por në bazë të një shume që i është afruar si kompensim për prishjen e njëanshme, Han pranoi përfundimisht që të largohet nga stoli kuqezi.
Pritet të mësohet edhe emri i ri që do të drejtojë kuqezinjtë, për më tej.
e.l/NOA