English

Trokasin Pashkët ortodokse, nis fluksi i mbërritjes së emigrantëve

Kapshticë, 13 prill, NOA - Trokitja e javës kur festohen Pashkët ortodokse ka nxitur ritualin e përvitshëm, atë të mbërritjes së emigrantëve shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj, Greqi.

Që dje, janë shënuar të ardhurit e parë për të festuar Pashkët, të cilët kanë regjistruar në sportelet e vendkalimit të Kapshticës shifrën prej 4300 emigrantësh.

Bëhet e ditur pëtr agjenccinë e Lajmeve NOA se nga ana e policisë kufitare shqiptare është bërë e mundur që me rritjen e fluksit të lëvizjeve të punohet aktualisht, me 7 sportele dhe do të ketë shtim të personelit për të disiplinuar lëvizjet ndërkufitare.

Gjatë dy ditëve të fundit vetëm nga ky vendkalim kufitar kanë hyrë në vend 9300 emigrantë, ndërkohë që në dalje të vendit në drejtim të shtetit grek janë regjistruar të paktën 2000 shtetas.

n.e/NOA

KOMENTE