English

Vëllait të Obamas i ndalohet hyrja në Britaninë e Madhe

Uashington, 13 prill, NOA - Samson Obama, njërit nga gjysmë-vëllezërit e Presidentit amerikan, Barack Obama, në fillim të këtij viti i është ndaluar hyrja në Britaninë e Madhe.

Zyrtarët britanikë kishin besuar se Samson, i cili jeton në Kenia, ishte i akuzuar për sulm seksual ndaj një britanikeje, mirëpo shumë shpejt është zbuluar se akuzat nuk ishin reale.

Megjithatë, Samson sërish nuk ka arritur të sigurojë vizë për në Britani të Madhe, pasi njëri nga policët kufitarë kishte vërejtur një "dokument të falsifikuar të tij". Samson kishte udhëtuar nga Kenia në drejtim të SHBA-ve për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit amerikan gjatë ceremonisë së janarit, ndërsa kishte qëndruar për një kohë të shkurtë në Aeroportin East Midlands, ku është ndalur nga zyrtarët e imigracionit. "Neës of the Ëorld" njofton se ai nuk është lejuar të largohet nga aeroporti dhe është nisur me aeroplan për në SHBA. Samson është njëri nga 11 gjysmëvëllezërit dhe motrat e Presidentit Obama, nga ana e babait të tij, Barack Obama Senior, i cili kishte fëmijë me katër gra.

n.e/NOA

KOMENTE