English

Abuzim me tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë, dënohen 3 të akuzuar dhe firma

Tiranë, 14 prill NOA - Gjykata e Rrethit të Tiranës ka dënuar sot tre të pandehurit dhe një firmë të cilën abuzuan me tenderin e blerjes së automjetit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjykatësja Fatmira Hajdari dha për të pandehurin Sami Bruçi dënimin me 6 muaj burg dhe 300 mijë lekë gjobë, ndërsa për firmën e tij "Bruçi" sh.p.k. gjykata ka si masë dënimi gjobë me 450 mijë lekë, si dhe vendosi pezullimin e saj një vit.

Për Voltan Shehun akuza ka dënimin me 6 muaj dhe 224 mijë lekë gjobë, ndërsa për Leart Qendro 7muaj e gjysmë dhe 300 mijë lekë gjobë.

Të pandehurit akuzoheshin për falsifikimin e një dokumenti bankar, i cili ishte dokumenti kyç në tenderin për blerjen e një mjeti për nevojë të Ministrinë së Shëndetësisë.

Hetimet ndaj tyre nisën më 28 shkurt të vitit të kaluar. Të pandehurit akuzohen për veprën penale të "falsifikimit të dokumenteve".

Nga hetimet ka rezultuar se firma "Bruçi", e cila fitoi edhe tenderin ka paraqitur dokumente të falsifikuara. Sipas akuzës dokumenti bazë që duhet të dorëzohej duhet të ishte një dokument bankar, në të cilën vërtetohej se firma dispononte një llogari bankare, jo më të vogël se gjysma e vlerës së ofruar në tender.

e.l/NOA

KOMENTE