English

Basha: Aplikimi për në BE, do të realizohet brenda muajit prill

Elbasan, 14 prill, NOA - "Shqipëria do të paraqesë kandidaturën për hyrje në Bashkimin Evropian nga fundi i prillit", ka deklaruar ministri i Jashtëm i Shqipërisë Lulzim Basha.

"Kryeministri Sali Berisha shumë shpejt do të paraqesë kandidaturën për BE", ka thënë Basha në një takim me qytetarët në Elbasan. Zyrtarë qeveritarë i kanë thënë agjencisë Rojters se fundi i prillit është paraparë për aplikim të mundshëm, por data e saktë ende nuk është caktuar. Ministri i punëve të Jashtme të Shqipërisë Lulzim Basha ka thënë se brenda një viti duhet pritur heqjen e regjimit të vizave nga ana e Bashkimit Evropian.

NOA

KOMENTE