Bangkok, 14 prill, NOA - Në kryeqytetin tajlandez Bangkok, demonstruesit e rrethuar nga ushtarët duan ta ndërpresin protestën kundër qeverisë, lajm i cili është bërë i ditur nga disa udhëheqës të tyre.
Pas përleshjeve të dhunshme në rrugë, rreth 5.000 vetë vazhdojnë të qëndrojnë në barrikada në lagjen qeveritare.
 Mijëra ushtarë kanë rrethuar demonstruesit, por nuk kanë përparuar në drejtim të tyre. Kryeministri Abhisit Vejjajiva përjashtoi zgjedhjet e reja të kërkuara nga kundërshtarët e qeverisë.
Në rast të shpërberjes së parlamentit mund të ketë dhunë më të madhe, thotë Abhisit. Njëkohësisht ai përjashtoi kompromisin me ish-kryeministrin e rrëzuar në vitin 2006 Thaksin Shinaëatra, i cili jeton në mërgim. Përkrahësit e tij të veshur me këmisha të kuqe duan ta detyrojnë Abhisitin të japë dorëheqjen.
n.e/NOA
Â