English

Dënohet trajneri i Romës, Luçiano Spaleti, ofendoi Igli Taren

Tiranë, 14 Prill NOA - Trajneri i Romës, Luçiano Spaleti është dënuar një javë, pas incidentit me Igli Taren në ndeshjen e fundit të Seria A.

Vendimin e mori sot gjykata sportive, në Itali. Pesë javë janë dënuar Florens Lopez dhe Felipe Melo, të përfshirë në një sherr ku edhe janë rrahur në dhomat e zhveshjes, pas ndeshjes Fiorentina- Kaljari.

Tre ndeshje janë dënuar edhe Mekses i Romës dhe Matuzalem i Lacios.

Masat e gjykatës sportive janë miratuar pas ngjarjeve të javës së 31-të, ku janë marrë parasysh pamjet filmike për të gjitha rastet.Â

e.l/NOAÂ

KOMENTE