English

Ferrari thotë se shpreson shumë tek Gjykata e Apelit

Tiranë, 14 Prill NOA - Vendimtar do të jetë nesër Parisi, ku Gjykata e Apelit e FIA-s do të takohet për të diskutuar ankesën e deponuar nga Ferrari, Renault, Red Bull dhe BMW.

Skuderinë në fjalë janë kundër ndryshimeve që kanë pësuar skuderitë e tjera, të cilët kanë korrur një sukses të papritur në garat e para, në Çmimin e Madh të Malajzisë dhe Austrialisë. Â

Në bazë të rregullores së re, GP, Toyota dhe Williams kanë përfituar jo pak, sa në dy garat e para të këtij sezoni ato po bëjnë diferencën me makinat e tjera.

Përfaqësuesi i Ferrarit, Rori Birne, si dhe Nikolas Tombazis e Masimo Rivola do të jenë të pranishëm, në pritje të një vendimi që duhet të rikthejë normalitetin tek skuderia e kuqe.

e.l/NOAÂ

KOMENTE