English

Grupi i Krizave: Zgjidhja e mosmarrëveshjeve për emrin "Maqedoni", stabilitet për Ballkanin

Shkup, 14 prill, NOA - Drejtori i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Ballkanin, Piter Palmer deklaroi se mosmarrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë duhet të zgjidhet patjetër, për shkak të stabilitetit të Ballkanit Perëndimor.

"Mendoj se kontesti patjetër duhet të zgjidhet. Në disa vitet e fundit në mënyrë të dukshme situata është shumë më keq se më parë. Para së githash, për faktin se Greqia qart e shkeli marrëveshjen e përkohshme. Deri para fundit të vitit 2007 askush nuk priste se ajo do ta bëntë këtë.

Nëse do të përmbahej edhe më tej, mund të gjendej ndonjë mundësi dhe Maqedonia të bëhej pjesë e NATO-s dhe të vazhdonte drejt integrimeve euroatlantike", deklaroi Palmer për BBC në gjuhën maqedonase.

Sipas tij, Greqia është dashur të mos e bllokonte integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlanike.

Ndërsa lidhur me liberalizimin e vizave, Palmer vlerëson se Greqia nuk mund të bllokojë Maqedoninë në këtë drejtim.

NOA-INA

KOMENTE