English

INSTAT: Italia, vazhdon të mbetet partneri kryesor për eksportet shqiptare

Tiranë, 14 prill, NOA - Italia vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i eksporteve shqiptare. Këtë fakt e tregojnë të dhënat e Institutit të Statistikave për muajin shkurt të këtij viti.

Ato tregojnë se shifra totale e mallrave të eksportuara drejt shtetit fqinj, Italisë gjatë muajit shkurt 2009 ishte 4,904 miliardë lekë, ndërsa për të dy muajt e parë të vitit ishte 9,787 miliardë lekë.

Ndërkaq, të dhënat tregojnë se pas Italisë, më shumë mallra shqiptare mësohet të jenë eksportuar drejt Greqisë, me një vlerë totale prej 729 milionë lekësh, ndërsa për të dy muajt e parë të vitit kjo shifër ishte 1,224 miliardë lekë. Në eksportin e grupmallrave kryesore për dy muajt e parë të këtij viti drejt Italisë, vendin e parë e mbajtën grupi tekstile e këpucë me 6,703 miliardë lekë, materiale ndërtimi e metale me 916 milion lekë, makineri, pajisje e pjesë këmbimi me 474 milionë lekë, etj. Sipas INSTAT, edhe gjatë vitit 2008 Italia ishte vendi i parë drejt të cilit u drejtuan eksportet shqiptare, e ndjekur nga Greqia dhe Gjermania.Â

n.e/NOA

KOMENTE