English

Kosova dhe Kushtetuta prej letre

Për agjencinë e lajmeve NOA

Nga Gjon Keka*

Â

Kushtetuta e një shteti është gur themeltar dhe fondament i rëndësishëm mbi të cilën funksionon, lëviz dhe ecën mbarë shteti i një vendi në proceset e tij demokratike, prosperuese, progresive dhe bashkëkohore.

Ky akt më i lartë juridik është pjesa më e rëndësishme e zhvillimeve tjera pozitive që mund të ndjek shteti i mbikëqyrur i Kosovës, po ashtu ky akt i lartë mbanë gjallë sovranitetin, pushtetin dhe vetë qeverisjen e shtetit të mbikëqyrur të Kosovës e cila e zbaton atë e jo e lë në arkivën e historisë së shkuar dhe merret me ligje sipas qejfeve dhe të emocioneve të momenti. Kosova që nga bërja e saj shtet i mbikëqyrur ende nuk ka arritur ta fus në jetën e saj dhe t'i shtrij vijat e ligjit në të gjitha parametrat e saj duke u bazuar në kushtetutën e cila i mbushi një vit dhe ende po fle si dhe ka filluar ta mbuloj myku i harresës dhe i moszbatimit të saj.

Miratimi këtij akti juridik para një viti është i rëndësishëm, por lënia e këtij bazamenti kryesor me anë të së cilës shteti i mbikëqyrur i Kosovës duhet të mbështetet do të thotë ikje nga ligjshmëria e tërë procesit të mëparshëm të përpjekjeve të Kosovës dhe zbehja apo më mirë të thuhet humbja e vlerës dhe e formës së shtetit të mbikëqyrur të Kosovës në procesin e saj.

Sepse në rast se një shtëpi i ka vë themelet mbi bazamentin e saj të fortë kushtetues ajo nuk do lëkundet, por nëse ajo i ka vë themelet mbi hijen ose mbi qejfet dhe dëshirat personale apo ligjet e tjera të shpikura të rastit, ajo gjithsesi se shumë shpejt ose më vonë do shembet dhe do i dal boja si dhe forma e rrejshme e saj.

Ndërkaq demokracia apo qeverisja e shumicës ka si qëllim të saj dashurinë për atdhe, pra qëllimi i saj i mirë në një shtet ku bazë e tij ligjore është kushtetuta, pastaj ku të gjitha organet e një shteti qëndrojnë të forta mbi këtë akt të lartë juridik, gjithashtu është edhe vetëmohimi deri në sakrificën e fundit për ta zbatuar dhe ta bërë pjesë të jetës së tij shtetërore.

Sepse në rast se nuk shkohet deri në vetëflijim për ta përmbushur dëshirën dhe qëllimin e shumicës duke zbatuar ligjin duke pasur një kushtetutë që i rrah zemra e pushtetit apo shtetit juridik e jo një kushtetutë që po plaket çdo ditë dhe ku nga moszbatueshmëria e tij dhe mos futja në funksion e të gjitha këtyre parimeve me anë të së cilave varet dhe qëndron shteti i mbikëqyrur i Kosovës.

Prandaj në rast se kushtetuta nuk zbatohet dhe nuk bëhet pjesë e jetës së shtetit të mbikëqyrur të Kosovës ajo do ta ndiej veten si një organizëm i pakontrolluar i pavëzhguar, tepër dyshues dhe më në fund do ta helmonte edhe ardhmërinë dhe procesin e saj të ecjes drejtë zhvillimeve tjera ndërkombëtare si dhe të funksionimit të saj të brendshëm.

Kushtetuta e pamaterializuar e pa futur në funksion do të thotë një humbje e dinjitetit të saj një humbje e vetë arsyes dhe rendit juridik e ligjor të shtetit dhe një dalje jashtë e rolit të saj në ndërtimin e demokracisë së shëndosh, shtetit juridik dhe të kuptimit qytetar në funksion të së cilës ai edhe mbahet brenda rendit juridik dhe shtetëror.

është absurde nëse pushtetarët e shtetit të mbikëqyrur të Kosovës mendojnë se Kosova është duke shkuar në rrugë të mbarë kur nuk hyn në jetë kushtetuta e atij vendi, është absurde nëse pushtetarët duke u korruptuar dhe duke keqndërtuar mendojnë ta qojnë përpara ardhmërinë Kosovës, është absurde nëse ata duke u vetëkënaqur dhe duke mashtruar popullin mendojnë ta ndërtojnë një faqe të re të Kosovës karshi botës demokratike.

Mungesa e kushtetutshmërisë në një shtet do të thotë një kërcënim për rendin, një kërcënim për qytetarin e tij një kërcënim për demokracinë si dhe një lënie hapësire ku pushtetarët do mund të veprojnë si të duan dhe ta drejtojnë ardhmërinë e Kosovës sipas dëshirave të tyre dhe pasioneve verbuese.

Duhet ditur një gjë se edhe shtetet -parti të fenomenve të rralla në historinë e botës që nga diktatura e deri te kërcënimet tjera tottalitare kanë quar ujë në mullirin e çrregullimeve dhe të humbjes së peshës politike dhe largimit të shtetit duke futur partinë si qëllim final dhe ligjet e saj si pjesë të shtetit, Kosova nuk duhet të i ngjasoj bishës me tri kokë ajo duhet të jetë një vend ku ligjshmëria dhe demokracia e zhvillimi të mbahen si qëllime për të ardhmen e saj në familjen e bashkimit evropian.

Shteti i mbikëqyrur i Kosovës për të jetuar dhe ekzistuar është i varur nga disa gjëra thelbësore; Kushtetuta, ekonomia e qëndrueshme, demokracia qytetare, diplomacia aktive, siguria, paqja, stabiliteti etj., etj.

Administrata shtetërore duhet të bazohet në drejtësi dhe në kushtetutë e ligjshmëri, duke krijuar kështu hapësirë që demokracia të ndihet dhe qytetarët ta kuptojnë domethënien e rendit dhe ligjit shtetëror, pastaj ta kuptojnë edhe ardhmërinë e tyre se duke ndërtuar së bashku dhe duke respektuar rendin dhe ligjin do mund të arrihet deri të një shtet juridik i cili i përmbush kriteret e demokracisë bashkëkohore dhe se rruga për integrim në strukturat euroatlantike do jetë më i afërt.

Qytetarët duke kuptuar se shteti i tyre është në funksion të së mirës së të gjithëve dhe duke kuptuar se kushtetuta është një akt juridik më i lartë e që ata i bënë me personalitet e identitet shtetëror si dhe ia jep ngjyrën e vërtetë demokracisë dhe shtetit juridik, atëherë për ta shteti do të bëhet më i kapshëm dhe më i hapur në vëllimin dhe formën e zbatimit të demokracisë qytetare dhe shikimit të ardhmërisë së sigurt drejtë proceseve të reja.

Dhe krejt në fund nuk është e nevojshme dhe e arsyeshme që të përjashtohet zbatueshmëria e Kushtetutës së Kosovës, gjithashtu nuk është gjithmonë e nevojshme që të bëhen ligjet, por është e rëndësishme që ato të gjejnë zbatim në jetën e shtetit të mbikëqyrur të Kosovës.

Kështu që duke u marrë me ligje të tjera dhe me shpikje të tjera të rastit, pastaj duke harruar që Kosova ka një kushtetutë dhe nëse ka ajo duhet të implementohet në praktik, shteti i mbikëqyrur i Kosovës shumë shpejt do mund ta zë një stuhi politike e juridike e cila do mund të zgjaste dy apo tri vite deri sa të rivendoset shteti juridik dhe një demokraci e shëndosh si dhe të marrë një pamje të vërtetë evropiane. Ndërkaq sot shteti i mbikëqyrur i Kosovës është shëndetlig, i pasigurt, pastaj po shkon drejtë zmadhimit të dhimbjeve dhe plagëve deri në të çara të theksuara, dhe në një mënyrë apo tjetër po krijohet një hendek i madh në mes të ekzistencës së plotë kësaj ndërtese apo plasaritjes shkatërruese që do thoshte goditje e fatit që ia përgatitën pushtetarët e saj.

(*) Autori është politolog dhe njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare

KOMENTE