English

Masakrohen dy vajza tek shkolla "Ismail Qemali" në Tiranë, autorë dy djem

Tiranë, 14 prill NOA - Dy vajza adoleshente janë bërë pre të dhunës së egër fizike nga dy djem të cilët policia tha sot se i ka arrestuar si përgjegjës për ngjarjen, por janë përballur edhe ata me fyerje dhe dhunë fizike.

Gjithçka ka ndodhur pranë shkollës "Ismail Qemali", në bulevardin "Zhan D'ark" pranë ATSH-së kur mjedisi shkollor është shndërruar në një arenë dhune.

Policia tha se autorë të ngjarjes janë Kristin Kuqi, 20 vjeç dhe Gerti Panavia, edhe ai 20 vjeç, që të dy, lindur dhe banues në Tiranë.

Ata akuzohen se kanë rrahur dhe keqtrajtuar dy vajzat gjimnaziste, respektivisht të moshave 18 dhe 17 vjeçe.

Në valën e dhunës që kishte shpërthyer, për shkaqe ende nën hetim, ka mbërritur një grup policor, pas lajmërimit që iu bë sallës operative të Drejtorisë së Policisë së Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, me të mbërritur pranë shkollës, u përpoqën të prangosin dy djemtë e dhunshëm.

Por sikundër pohoi policia, dy të rinjtë, përgjatë shoqërimit për në komisariatin e Policisë kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë goditur, për shkak të detyrës edhe punonjës policie.

Tani që dy djemtë janë në qelitë e paraburgimit, policia tha se ata përballen me një mori akuzash, për veprat penale të "Dëmtimeve të tjera me dashje", "Prishja e qetësisë publike", "Kundërshtim të punonjësit të policisë", "Kanosja për shkak të detyrës" dhe të "Fyerjes për shkak të detyrës", që të gjitha, kryer në bashkëpunim.

e.l/NOAÂ

KOMENTE