English

Njoftim nga EMA: Procesi i Aderimit në Bashkimin Evropian, nga Aplikimi në Anëtarësim

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në kuadër të projektit "Forcimi i Rrjetit të Qendrave të Informacionit të Bashkimit Europian në Qytetet Universitare të Shqipërisë" mbështetur nga Delegacioni i Komisionit Europian në Shqipëri, ka kënaqësinë t'ju ftojë në serinë e leksioneve publike mbi Integrimin Europian.

Â

Leksioni do të fokusohet mbi "Procesin e Aderimit në Bashkimin Europian: Nga Aplikimi në Anëtarësim", i cili do të mbahet të Premten, 17 Prill 2009, ora 10:00, në Universitetin e Gjirokastrës "Eqerem Çabej".

Â

I ftuari ynë në këtë aktivitet është Shkëlqesia e Tij Z. Helmuth Lohan, Shef i Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri.

Â

Ambasador Lohan ka një karrierë të gjatë në Komisionin Europian kryesisht në çështjet ekonomike. Ai ka shërbyer si Shef i Njësisë së "Parashikimeve Ekonomike". Në vitet 1991-1994 Ambasador Lohan ka punuar si Këshilltar Ekonomik dhe Financiar në Delegacionin e Komisionit Europian në Moskë. Në 1996 Ambasador Lohan mori funksionin e Shefit të Njësisë së programeve të para aderimit në Komisionin Europian. Nga viti 2006, Z. Helmuth Lohan është Shef i Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri.

Â

Aktiviteti do të hapet me fjalën hyrëse të Z. Gëzim Sala, Rektor i Universitetit të Gjirokastrës "Eqerem Çabej".

KOMENTE