Më poshtë gjeni parashikimin e motit për Shqipërinë dhe Evropën për sot, 14 prill 2009. Ky është një bashkëpunim mes agjencisë së lajmeve NOA dhe Meteoalb
Shqipëria
Moti Sot - E martë, 14 prill 2009
------------------------------------------------------
Sipas MeteoAlb: Dita sot ka nisur me vranësira dhe shira të dobët, kryesisht në Jug të territorit Ndërsa, Veriu dhe Qendra me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shoqëruara nga shira të dobët dhe afat-shkurtër. Intervalet me kthjellime do të jenë më të dukshme në Veri dhe Qendër ndërsa Jugu do të ketë më tepër vranësira se sa kthjellime.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të mëtejshëm te kushteve të Motit, duke shtuar kthjellimet në vend POR sërish vranësirat dhe shirat e dobët, do të mbeten prezent deri në mbrëmje, kryesisht në pjesën Jugore të vendit.
Temperaturat e ajrit kanë pësuar një rënie me 2 gradë në veri gjatë orëve të mëngjesit POR mesdita, do të sjellë 1 -2 gradë rritje të temperaturave.
Era do tÑ‘ mbetet mesatare, me shpejtësi deri 40 km/h dhe drejtim permanent jugor, si pasojë deti do të gjenerojë dallgë deri 4 ballë.
Europa
Moti Sot: E martë, 14 prill 2009
------------------------------------------------------
Moti i keq me vranësira dhe rrebeshe shiu do të karakterizoje Mesdheun Qendror si edhe Pellgun e detit të Zi të Kontinentit. Po ashtu vranësirat dhe reshjet do të përfshijnë edhe një pjesë të madhe të Europës Perëndimore.
Ndërsa Lindja dhe një pjesë e Qendrës së Kontinentit do të mbeten me Mot të kthjellet.
Ngjarje ekstreme në Europë Sot:
E martë, 14 prill 2009
-----------------------------------------------------------------
Greqia alarmon për  stuhi të forta ere dhe rrebeshe shiu;
Spanja dhe Malta rrezikohen nga era e fortë dhe dallgë të larta;
Gjermania rrezikohet nga mjegulla e dendur në akset rrugore.