English

Përleshja me armë te stadiumi i Lezhës, kapet një i dyshuar i ngjarjes

Lezhë, 14 Prill NOA - Një operacion i zhvilluar nga policia e Lezhës gjatë ditës së sotme, çoi në kapjen e një personi të shumëkërkuar për një vrasje të mbetur në tentativë ndodhur nëntorin e kaluar.

Korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA informon se u bë e mundur kapja e 32-vjeçarit Aleks Deda, banues në Lezhë.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi për të Gjykata e Rrethit Lezhë ka dhënë masën e sigurise "Arrest me burg".Â

Deda akuzohet për veprat penale të "Tentative vrasjeje" dhe "Armëmbajtje pa leje", pasi më datë 14 nëntor 2008, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Sajmir Ndojën, ngjarje e ndodhur përballë stadiumit në qytetin e Lezhës.

Bëhet fjalë për një përleshje me armë zjarri që kishte ndodhur mes Dedës dhe Ndojës. Ky i fundit, ishte arrestuar pak minuta pas ngjarjes së ndodhur dhe tani që të dy përballen me të njëjtat akuza.

e.n/NOA

KOMENTE