Ersekë,14 prill, NOA - Donte të pastronte çiften e babait, por ka mbetur e plagosur nga një shkrepje e pavetëdijshme e saj.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kaduç të Ersekës, kur 18-vjeçarja XH.N duke pastruar armën e gjahut, e cila ishte në pronesi të babait të saj Fazlli Nure, ajo i është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme dhe e ka lënë të plagosur.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, tani e dëmtuara ndodhet e shtruar në spitalin e Korçës duke marrë ndihmën e parë shëndetësore dhe rezulton jashtë rrezikut për jetën.
n.e/NOA