Uashington, 14 prill, NOA - Kubano-amerikanët tani e tutje mund të udhëtojnë lirisht drejt Kubës si edhe të transferojnë para drejt këtij vendi.
Kjo do të mundësohet tani e tutje pas një vendimi të marrë nga presidenti amerikan, Barak Obama, sipas të cilin hiqen kufizimet për udhëtimet dhe transferimin e parave të kubanezo-amerikanëve ndaj të afërmve të tyre në Kubë.
Ky përbën në fakt një ndryshim shumë të madh krahasuar me qëndrimin më të ashpër të administratës së ish-Presidentit Bush ndaj ishullit komunist.
Gjithsesi, kjo lëvizje nuk e heq embargon 47 vjeçare të Shteteve të Bashkuara kundër Kubës. Por ama përbën një hap lehtësues, pasi rreth 1.5 milionë amerikanët që kanë të afërm në Kubë do të jenë më të lirë që t'i vizitojnë ata dhe t'u dërgojnë ndihma financiare.