Tiranë, 14 Prill NOA - Vullnetarët e Partisë Socialiste, studentë të Mjekësisë kanë qenë sërish sot në Kamzë për të ofruara shërbimin shëndetësor falas.
Ata kanë ngritur çadra në të cilat janë ofruar shërbime shëndetësore parësore për banorët e komunitetit të Kamzës.
Kjo nismë ka nisur ditën botërore të shëndetit, ku këta vullnetarë zgjodhën në formë simbolike të kryenin shërbim shëndetësor për banorët e periferisë, por duke parë interesin e madh të banorëve ata kanë vendosur të vazhdojnë të kryejnë asistencë mjekësore falas për banorët në nevojë atje.Â
Deputeti Andis Harasani që ishte bashkë me studentët, duke iu referuar fjalëve të kryeministrit për mrekullinë e krijuar në Kamzë shprehu keqardhje siç tha, "kur sheh njerëz të sëmurë, të cilët problemin madhor e kanë për të blerë ilaçet, të vizitohen, të blejnë faturën e energjisë elektrike, apo të rregullojnë shtëpitë, ku shihen fare mirë kushtet në të cilat jetojnë".
Harasani tha se "ajo çfarë ne kemi filluar së bashku me Vullnetarët e Bashkimit të Ri për Ndryshim, se duke filluar nga kjo zonë dhe në të gjitha zonat e qarkut të Tiranës, po mundohemi t'u qëndrojmë sa më pranë atyre që kanë nevojë, duke treguar se një nga pikat kryesore të programit tonë, i cili do të fillojë të zbatohet që më 29 Qershor, pas fitores së zgjedhjeve, do të jetë mjekësia, pasi është prioritet kryesor së bashku me arsimin".
e.l/NOA