Kukës, 14 prill NOA - Erion Veliaj dhe aktivistë të G99 ishin dje dhe sot në Kukës ku u takuan me disa familje që jetojnë në kushte tejet të mjerueshme në godinën e ish-Drejtorisë së Përgjithshme Pyjore të qytetit të Kukësit.
Godina ku këto familje banojnë ndodhet sot në kushte shumë të vështira. Uji i shiut hyn brenda apartamenteve të sajuara, ndërkohë që pjesë të ndryshme të çatisë mund të bien nga momenti në moment duke e bërë të rrezikshme qëndrimin në atë godinë.Â
Dy fëmijët e vegjël të një prej këtyre familjeve, Eleonora 10 vjeçe dhe Bajrami 12 vjeçar, i thanë Veliajt se çdo ditë ata duhet të pastrojnë së bashku me nënën e tyre rrugët e Kukësit, në mënyrë që të sigurojnë një rrogë prej 13 mijë lekësh në muaj.
"Me kaq pak lekë më duhet të ushqej gjithë familjen, ndaj sinqerisht unë nuk kam mundësi fare që të paguaj për kartat e identitetit", tha e ëma e dy fëmijëve të vegjël, të cilët ndonëse u duhet të pastrojnë rrugët e qytetit çdo mbrëmje, mësojnë aq shumë në shkollë sa kishin rezultatet më të larta në klasat e tyre.Â
"Kjo është Shqipëria e njerëzve më pak të privilegjuar", tha Veliaj, "ndërsa Shqipëria tjetër është Shqipëria e fëmijëve të Fahri Balliut e të Sali Berishës, të cilët mund të jenë milionerë që në moshën 20 vjeçare, në sajë të pushtetit korruptiv të prindërve të tyre".Â
Veliaj tha se "beteja më e madhe e opozitës sot është që të heqë përfundimisht taksën e votës dhe pas zgjedhjeve të ndryshojë krejtësisht mënyrën se si funksionojnë gjërat në Shqipëri, duke krijuar shanse e mundësi të barabarta për të gjithë, edhe për ata që nuk e kanë mbiemrin Berisha apo Balliu.Â
e.l/NOA