English

Aksident rrugor fatal me pasojë vdekjen, policia ndalon autorin

 Korçë, 15 prill, NOA - Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në rrugën nacionale Korçë-Pogradec, në vendin e quajtur "Blu Ice" në fshatin Çiflig.

Sipas të dhënave të policisë për agjencinë e Lajmeve NOA, autori i tij është 36-vjeçari Adriatik Mbroci, lindur dhe banues në fshatin Zvirinë të Korçës, i cili është arrestuar menjëherë prej forcave të saj.

Burimet policore tregojnë se Mbroci, duke drejtuar mjetin e tij tip "Ford" me targë KO 630 A taksi, ka aksidentuar me vdekje 51-vjeçarin Kujtim Salku, lindur dhe banues në Tiranë, i cili në atë moment ishte duke zbritur nga mjeti i tij tip "Skania" me targë TR2394J, i parkuar sipas të gjitha rregullave në rrugë.

Mbroci pasi e ka aksidentuar Salkun, është larguar nga vendi i ngjarjes bashkë me mjetin, por pas marrjes së informacionit, u shkua në vendin e ngjarjes dhe më pas u bë e mundur kapja e autorit.

Policia tashmë ka kryer të gjitha veprimet proceduriale për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", "Largim nga vendi i aksidentit" dhe "Drejtim i mjetit në gjendje të dehur" parashikuar nga nenet 290/1,273,dhe 291 i Kodit Penal në ngarkim të Adriatik Mbrocit.

n.e/NOA

KOMENTE