Nga Korça, Alba Filipi
Korçë, 15 Prill NOA - Policia e Korçës arrestoi pasditen e sotme të vetmin të dyshuar për vrasjen e ndodhur në mëngjes në lagjen nr 18 të qytetit juglindor.
Korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA informon se në orën 18.000 u krye arrestimi pa rezistencë, i 30-vjeçarit Erion Pepellashi, lindur dhe banues në Korçë.
Ai gjendet përgjegjës për vrasjen në lagjen ku banon, pranë Qendrës së Trajtimit të Studentëve, të 24-vjeçarit vendas, Elis Spaho.
Ngjarja erdhi pas një konflikti për motive të dobëta. Viktima u qëllua me një thikë në pjesën e gjoksit dhe me gjithë dërgimin e shpejtë në spitalin rajonal, nuk i shpëtoi dot vdekjes.
Policia konfirmoi se gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari Pepellashi ka pranuar se është ai, Autor i vetëm i vrasjes së të riut Elis Spaho. Pas arrestimit, i riu përballet me akuzën e vrasjes me dashje.
a.f/NOA