Tiranë, 15 prill NOA - Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi me dy parti të pozicionuara përkrah mazhorancës aktuale qeverisëse.
Mësohet se në orën 14.00 të ditës së sotme, në Kryesinë e Kuvendit, do të nënshkruhet mes Sali Berishës dhe Neritan Cekës, marrëveshja parazgjedhores mes Partisë Demokratike dhe Aleancës Demokratike.
Kurse po sot, në orën 14.15 pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja mes Berishës dhe Starovës.
Këto dy marrëveshje parazgjedhore, vijnë si një konfirmim i mazhorancës aktuale që drejton vendin që nga viti 2005.
e.l/NOA