English

Faqet e para të gazetave kryesore në Evropë dhe SHBA, 15 Prill 2009

Tiranë, 15 Prill NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave kryesore në Evropë dhe SHBA, për ditën e Mërkurë, 15 Prill 2009. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip dhe anglisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e e-mail: info@noa.al

Â

"THE NEW YORK TIMES" SHBA PLANIFIKON PUBLIKIMIN E TË DHËNAVE PËR SITUATËN E BANKAVE KRYESORE

Ndërkohë që përpiqet të rikthejë besimin në tregun dhe sistemin financiar, administrata Obama po përgatitet të publikojë disa të dhëna në lidhje me situatën në të cilën ndodhen 19 bankat më të mëdha të vendit. BESNIKËRIA DHE PËRÇARJA THELLOHEN NË MOLDAVI Pas disa vitesh pavarësi, qytetarët në Moldavi nuk e kanë ende të qartë se kë figurë duhet të mbështesin në fushën politike, ndërkohë që protestat sjellin dhunën në vend. NJË I BURGOSUR NË GUANTANAMO KONTAKTON ME RRJETIN E LAJMEVE "AL JAZEERA" Një i burgosur në Guantanamo i telefonoi rrjetit televiziv të Lindjes së Mesme dhe u shpreh se kishte pësuar dhunë fizike për shkak se nuk kishte pranuar të largohej nga qelia e tij. Kjo është intervista e parë me një person të burgosur në Guantanamo. "THE WASHINGTON POST" IMIGRANTË TË JASHTËLIGJSHËM, POR ME FËMIJË TË LIGJSHËM Duke qenë se kanë lindur në territorin e SHBA-së, një numër në rritje fëmijësh kanë arritur të përfitojnë nënshtetësinë amerikane, të cilën prindërit e tyre të hyrë në SHBA si imigrantë ilegalë nuk e kanë përfituar ende. KOREJA E VERIUT I PËRGJIGJET OKB-së NË MËMYRË SFIDUESE Duke qenë se lëshimi i raketës me rreze të gjatë veprimi nga ana e Koresë së Veriut u dënua gjerësisht nga pjesa më e madhe e ndërkombëtarëve, Pheniani i irrituar ka deklaruar rivënien në funksion të impiantit për prodhimin e plutonit. SHËRBIMI I IRS-së NË MBIKËQYRJE TË MUNDËSIVE PËR EVAZION FISKAL Pjesa më e madhe e amerikanëve po përpiqen të paguajnë taksat e prapambetura, proces që duhet përfunduar sot, por një pjesë e tyre thjeshtë refuzojnë të paguajnë. "THE GUARDIAN" PJESËTARË TË KABINETIT BLAIR PARALAJMËROJNË BROWNIN PËR SHPIFJET NDAJ TYRE Disa ish-ministra laburistë pretendojnë se kanë qenë viktima të shpifjeve dhe bëjnë thirrje për ndryshime dhe riorganizim në aparatin qeveritar. TALEBANËT EKZEKUTOJNË DY TË DASHURUAR TË ARRATISUR

Një çift të rinjsh nga Nimroz, Afganistan u ekzekutuan nga militantët talebanë pasi prindërit e tyre i dorëzuan ata tek rebelët. PIRATËT SOMALEZË SULMOJNË ANIJEN AMERIKANE Piratët somalezë sulmuan një anije amerikane që transportonte ndihma humanitare drejt Kenias, por anija dhe ekuipazhi u shoqëruan më pas nga një anije tjetër e flotës amerikane, sipas deklaratave të flotës ushtarake dhe kompanisë detare. KOREJA E VERIUT DO TË BOJKOTOJË BISEDIMET BËRTHAMORE Koreja e Veriut iu përgjigj me ton tepër sfidues dënimit ndërkombëtar të lëshimit të një rakete me rreze të gjatë veprimi që ajo kreu disa ditë më parë dhe u shpreh se "kurrë" nuk do të merrte pjesë në bisedimet ndërkombëtare bërthamore dhe se do të riaktivizonte impiantin e saj për prodhimin e plutonit.

Â

"LE MONDE"

- TALEBANËT AUTORIZOHEN TË JAPIN GJYKIMIN NË PAKISTAN

Presidenti pakistanez, Asif Ali Zardari, dha miratimin për një marrëveshje shumë të kritikuar me talebanët, që lejon krijimin e gjykatave islamike në luginën dikur turistike Swat, në veriperëndim të vendit, në këmbim të një armëpushimi.

- NË BANGKOK, "KËMISHËKUQTË"Â U JAPIN FUND PROTESTAVE

Opozitarët e regjimit tajlandez i dhanë fund dje pushtimit të selisë së qeverisë.

- VËZHGUESIT EVROPIANË NUK LEJOHEN TË HYJNË NË GJEORGJI

Moska vazhdon të bllokojë hyrjen e misionit të BE-së në territoret separatiste të Osetisë dhe Abkhazisë.

- BËRTHAMORE: KOREJA E VERIUT U KËRKON INSPEKTORËVE TË IAEA-S TË LARGOHEN NGA VENDI

Regjimi i Phenianit i kundërpërgjigjet miratimit, nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të një rezolute që dënon lëshimin prej tij të një rakete balistike. Koreja e Veriut i konsideron "të padobishme" bisedimet gjashtëpalëshe.

"LE FIGARO"

- STINA E PIRATËVE KA RIFILLUAR NË GJIRIN E ADENIT

Një anije amerikane që transportonte ndihmë humanitare është sulmuar me raketahedhëse, por ushtria ka arritur ta shpëtojë atë. Dje, tre anije të tjera janë sulmuar pavarësisht nga patrullat ndërkombëtare. - GJERMANËT MUND TË ZHDUKEN PAS 12 BREZASH

Pavarësisht nga përpjekjet e qeverisë, gjermanët nuk bëjnë sa duhet fëmijë. Ata më të diplomuarit edhe më pak se të tjerët.

-TAJLANDË: 13 URDHËRARRESTE KUNDËR LIDERËVE TË OPOZITËS

Ndërkohë që manifestuesit i dhanë fund rrethimit të selisë së kryeministrisë, drejtësia tajlandeze parashikon t'i ndëshkojë drejtuesit e opozitës qeveritare, përfshirë ish-kryeministrin në mërgim Thaksin Shinawatra.

"IL CORRIERE DELLA SERA" -TAJLANDË - PROTESTUESIT TËRHIQEN. LËSHOHET MANDATARRESTI PËR ISH-KRYEMINISTRIN

"Këmishëkuqtë", të rrethuar nga ushtarët, largohen nga pozicionet e marra. Lëshohet urdhër-arrest për ish-kryeministrin në mërgim, Thaksin Shinawatra.

- BËRTHAMORE: IRANI PRANON BISEDIME TË REJA ME TË DËRGUARIT E GJASHTË FUQIVE TË MËDHA BËRTHAMORE

 Televizioni shtetëror njofton se negociatori Jalili është takuar me Havier Solanën, i ngarkuar nga gjashtë "fuqitë e mëdha" për mundësinë e takimeve të tjera me regjimin.

Â

Â

KOMENTE