English

Gjysëm-finalja e parë e Champions League: Chelsea me Barcelonën

Londër, 15 prill, NOA - Ndeshja mjaft e fortë çerek-finale, e zhvilluar dje mbrëma mes ekipit "Chelseat" dhe Liverpool ka fiksuar edhe gjysëm-finalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Rezultati i barabartë 4-4, e ka ndihmuar skuadrën e "Chelseat" të vazhdojë garën në gjysmëfinale.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Anfield kishte përfunduar me fitoren e Chelseat me rezultat 3-1, dhe ishte e qartë se Liverpooli do të jetë skuadra e cila do ta kërkojë fitoren. Nga ana tjetër, skuadra e dytë e gjysëm finales së Ligës së Kampioneve u përcaktua në takimin e djeshëm ndërmjet "Bayern Munich" dhe "Barcelona", e cila ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Me këtë rezultat, Barcelona vazhdon garën në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm prej 5-1, duke pasur parasysh se takimi i parë i zhvilluar në Camp Nou përfundoi me fitoren e katalunasve prej 4-0. Sipas këtyre rezultateve në të dyja ndeshjet, i bie që Barcelona në gjysmëfinale ta ketë kundërshtar "Chelsea".

n.e/NOA

KOMENTE