English

Interpoli sjell nga Gjermania të kërkuarin për dy plagosje të kryera në Durrës

Durrës, 15 prill, NOA - Forcat e policisë, në bashkëpunim me Interpolin gjerman, kanë mundësuar ndalimin e 26-vjeçarit Denis Shtraza, lindur dhe banues në këtë qytet, pasi ndaj tij ekzistonte një vendim gjykate për "arrest me burg" për një konflikt të shoqëruar me plagosje pak muaj më parë në mjediset e disko "Kolombo".

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, Shtraza në gusht të vitit të kaluar, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me pistoletë Hektor Kollçakun, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Ngjarja ka ndodhur në ambjentet e brendshme të disko "Kolombo", por ai është cilësuar si autor edhe i një plagosje të mëparshme në bashkëpunim me një person tjetër.

Pas kësaj, Shtraza u shpall në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Durrësit.

Ai u arrit të kapej në shtetin gjerman, pas një bashkëpunimi mes policisë shqiptare dhe Interpolit gjerman dhe tashmë u mundësua kthimi i tij përmes aeroportit të rinasit për t'u vënë në duart e drejtësisë mbi veprat penale të kryera prej tij.

n.e/NOA

Â

KOMENTE