English

Kosova gati për t'u anëtarësuar në organizmat policore të Europol dhe Interpol

Prishtinë, 15 prill, NOA - Në fund të këtij muaji, Policia e Kosovës pritet që të aplikojë për anëtarësim në organizatat e policisë, Interpol dhe Europol.

Autoritetet zyrtare në Prishtinë bëjnë të ditur se përgatitja profesionale e Policisë së Kosovës është e një niveli të lartë, mirëpo mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga shumë vende të botës, sipas tyre, mund të paraqesë problem për anëtarësimin e Policisë së Kosovës në këto organizata.

Gjithsesi, shpresat që Policia e Kosovës të jetë së shpejti anëtare në këto organizata tani për tani duken të vogla, pasi Kosova është njohur si shtet vetëm nga 57 vende të botës, ndërsa shumë shtete të tjera anëtare të Inerpolit dhe Europolit nuk e kanë njohur pavarësinë dhe ato e kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në këto organizata të policisë. Policia e Kosovës, që nga themelimi i saj nëntë vjet më parë, ka bashkëpunim me Interpolin dhe Europolin, mirëpo, shkëmbimi i informatave është bërë vetëm përmes një zyre të administratës së Kombeve të Bashkuara. n.e/NOA

Â

KOMENTE