English

Lohan në Fier, viziton ish-Uzinën e Azotikut ku me financimet e KE u izoluan 1.100 tonë arsenik

Fier, 15 prill, NOA - Kreu i delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Helmut Lohan ka zhvilluar sot një vizitë në qytetin e Fierit, ku ka premtuar vijimin e projekteve të institucioneve evropiane për këtë zonë.

Bëhet e ditur se ai ka nisur një udhëtim 4-ditor në jug të vendit, ku do të inspektojë nga afër relizimin e projekteve me financimet e Komisionit Evropian.

Axhenda e tij parashikon takime me qytetarët e Fierit, Vlorës dhe më pas me ata të zonës së Sarandës dhe Gjirokastrës.

Ndërkaq, sot në Fier, Lohan ka vizituar edhe ish-uzinën e Azotikut, ku me fondet grant të Komisionit Evropian me vlerë 1,54 milionë euro u bë e mundur groposja e arsenikut, që gjendej në të. Ai i vlerësoi punën e bërë për izolimin e lëndës helmuese të 1.100 tonë arsenik, në një sipërfaqe prej 15000 metra katrorësh, me thellësi 2.5 metra. Nga ana e tij, prefekti Shahin Dedaj pasi falenderoi për ndihmen e çmuar që KE dha për groposjen e arsenikut, një lëndë më rrezikshmëri të lartë, e informoi ambasadorin Lohan edhe për rrezikun që mbart industria e prapambetur e sektorit të naftës për mjedisin.

n.e/NOA

KOMENTE