Durrës, 15 prill, NOA - 400 të rinj shqiptarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi do të konkurojnë në edicionin e 5-të të Festivalit mbarëkombëtar "Maratona Rinore".
Bëhet e ditur se ky aktivitetet kulturor ka nisur që mbrëmë në sallën e teatrit "Aleksandër Moisiu" të Durrësit dhe do të vazhdojë pesë mbrëmje me radhë.
Ky aktivitet artistik do të përmbledhë konkurrime të nxënësve nga shkollat e mesme të Tiranës, Elbasanit, Shkodrës etj.
Por edhe nga qytete të vendeve fqinje ku banojnë shqiptarë si Peja e Kosovës, Kërçova e Maqedonisë apo Ulqini dhe Budva nga Mali i Zi. Një mbrëmje e veçantë do ti kushtohet folklorit dhe në skenë do të ngjiten ansamble folklorike të të rinjve nga Durrësi, Gramshi, Elbasani, si dhe nga Maqedonia e Mali I Zi. Sipas të dhënave, ky festival mbarëkombëtar i të rinjve organizohet nga Fondacioni kulturor "Blue Epidamnus".
n.e/NOA