English

Ministria e Jashtme maqedonase: Qytetarët të shmangin udhëtimet në Greqi

Shkup, 15 prill, NOA - Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë u ka tërhequr vërejtjen qytetarëve të saj që të përmbahen nga udhëtimet dhe qëndrimet më afatgjata në Greqi.

Në një komunikatë të kësaj ministrie theksohet se shtetasit e Maqedonisë duhet të jenë të kujdesshëm për të udhëtuar në Greqi, sidomos siç thuhet në qytetet e mëdha, duke shprehur poashtu kujdes në sjelljet e tyre. "Shtetasit që udhëtojnë në Greqi duhet të kenë kujdes, sidomos për sigurim të parkimit të makinave, duhet ti shmangen qendrave të mëdha dhe lokacione ku mund të organizohen protesta dhe trazira", thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Arsyeja e këtij vendimi nga MPJ është bërë për shkak se muajve të fundit Greqia është përfshirë nga vala e trazirave të brendshme, protestave të dhunshme dhe incidenteve të armatosura, me çrast ishte rrezikuar siguria private e çdo njeriu.

NOA-INA

KOMENTE