Durrës, 15 Prill NOA - Në automjet është përfshirë nga flakët sot në mesditë në Durrës, informon korrespondenti i agjencisë s lajmeve NOA.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.50 në lagjen nr.17, tek Unaza e Re. Automjeti tip Fuoristradë me targë DR 27 14 E prone e Iliaz Pezati, banues në lagjen nr.4 Durrës, u përfshi papritur nga flakët.
Në vendngjarje shkuan forca policore dhe nga hetimet e para dyshohet se zjarri që dogji tërësisht pjesën e përparme të makinës duke u zgjeruar edhe më tej, erdhi si pasojë e një defekti në impiantin e gazit. Policia tha se ka pasur rrjedhje gazi dhe për pasojë makina ka marrë flakë.
Gjithsesi, policia tha se po i vazhdon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
a.a/NOA