English

PDSH drejt riorganizimit të strukturave të saj partiake

Shkup, 15 prill, NOA - Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) do të bëjë riorganizimin e brendshëm dhe të degëve partiake pas zgjedhjeve të fundit vendore dhe presidenciale.

Kryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi i mbështetur nga strukturat e larta partiake ka vendosur që drejtpërdrejt të kyçet në procesin e riorganizimit të degëve, pas rezultatit të dobët të arritur në disa komuna në zgjedhjet vendore.

Riorganizimi i degëve do të bëhet në Gostivar, Strugë, Dibër, Kumanovë, Shkup dhe komunat e tjera rurale, ku kjo parti nuk arriti rezultate të kënaqëshme. Megjithatë nga votat e fituara në zgjedhjet e fundit, PDSH vazhdon të jetë partia e dytë shqiptare në Maqedoni, pas BDI-së. "Qëllimi ynë është riorganizimi i brendshëm dhe rifreksimi i radhëve tona", kanë theksuar përfaqësues të kësaj partie. PDSH në zgjedhjet lokale arriti që të fitojë në Tetovë, një nga komunat më të mëdha shqiptare në Maqedoni.

NOA-INA

Â

KOMENTE