English

Puna e dobët, shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Doganave

Tiranë, 15 Prill NOA - Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Përparim Dervishi është shkarkuar nga detyra për punë të dobët, konfirmuan për agjencinë e lajmeve NOA, burime zyrtare nga Këshilli i Ministrave.

Vendimi është marrë nga kryeministri i cili po sonte, ka komanduar në postin e drejtorit të ri, Rifat Gjonin.

Ky i fundit, ishte deri sot në postin e nëndrejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe pritet që të marrë emërim në ditët në vazhdim.

"Shkarkimi i Përparim Dervishit, është bërë për shkak të prezantimit të dobët në punë, reflektuar në mungesën e të ardhurave në arkën e shtetit", konfirmuan për NOA, burimet e mësipërme.

e.l/NOA

KOMENTE