English

Server-Bugajski: Ballkani duhet të integrohet sa më shpejt në BE

Bruksel, 15 prill, NOA - Analistët amerikanë, Januz Bugajski dhe Daniel Server deklaruan se vendet e Ballkanit Perëndimor sa më shpejt duhet të bëhen anëtare të BE-së.

"Në rajonin e Ballkanit Perëndimor momentalishtë është duke mbretëruar paqa, por shumica e vendeve akoma kanë mbetur jashtë integrimit në NATO dhe BE.

Skenaret potenciale për jostabilitet kërkojnë nevojën e rikonfigurimit të rolit të SHBA-ve dhe BE-së, posaqërishtë në planin e sigurisë rajonale dhe zhvillimit ekonomik", theksoi Bugajski në një konferencë në SHBA kushtuar rajonit të Ballkanit.

Ndërkaq, analisti i njohur, Daniel Server theksoi se Bashkimi Evropian duhet sa më shpejtë ti pranoj si anëtare shtetet ballkanike.

Sipas tij, kjo për faktin se SHBA aktualisht kanë prioritete më të rëndësishme se Ballkanin.

NOA-INA

Â

KOMENTE