English

Speciale - Si do të bëhet kompensimi i çmimit për pajisjen me letërnjoftim

Tiranë, 15 Prill NOA - Në mbledhjen e sotme të qeverisë u prezantua vendimi për kompensimin e çmimit për pajisjen me letërnjoftimin elektronik të disa kategorive.

Për sa i përket personave në ndihmë ekonomike, kuponët do të blihen nga komuna dhe pas paraqitjes së faturave, do t'u mbahet vetëm 200 lekë për kupon.

Sipas vendimit, kryetarët e komunave detyrimisht duhet të blejnë kuponët për të gjithë qytetarët në ndihmë ekonomike dhe sociale.

Qeveria do të shtojë në ndihmën ekonomike të muajit që vjen, në përputhje me faturat që do të sjellin, të gjithë shumën e përdorur për blerjen e kuponëve dhe në ndihmën mujore ekonomike, atyre që kanë detyrimin për të paguar do t'u mbahen 200 lekë për çdo person në ndihmë ekonomike në familje.

Nëse një familje ka 5 votues, në ndihmën ekonomike do të derdhen 5 mijë lekë dhe ajo do të paguajë gjithsej 1 mijë lekë për kuponët.

Në lidhje me studentët, kuponët për letërnjoftimet do të blihen nga fakultetet dhe do t'ua japin studentëve, të cilët do të kenë subvencionin prej 1 mijë lekësh dhe do të dorëzojnë vetëm 200 lekë.

Por si provë se kanë blerë dokumentin, studentët duhet të paraqesin letërnjoftimin për të hyrë në provim.Â

Gjithashtu për pensionistët e fshatit dhe ata me pensione minimale në qytet, qeveria do të vendosë në datën e pensionit të parë të muajit maj, shumën e përcaktuar prej 1 mijë lekë dhe ata do të paguajnë vetëm 200 lekë për letërnjoftim, duke e marrë atë me 1/6 e çmimit të saj.

Edhe këtu sanksionet do të jenë gjithashtu shumë të qarta: Në rast se paratë merren dhe nuk blihet letërnjoftimi, atëherë nuk do t'u jepet pensioni tjetër.

Duke konsideruar se pajisja me letërnjoftim është një detyrë e jashtëzakonisht rëndësishme shoqërore përsa i përket votimit, Kryeministri pohoi në mbledhjen e sotme se dokumenti i identitetit është i detyrueshëm në qarkullimin e qytetarëve në të katër anët e vendit.

"Dokumentin e identitetit duhet ta ketë çdo popull, nuk është standard shqiptar. Nga 27 vende të BE-së, vetëm një prej tyre nuk e ka, 26 vendet e tjera e kanë. Në qoftë se ne kërkojmë pajisjen me dokumentin e identitetit, kjo është e detyrueshme. Por qytetarët kanë shansin që, meqenëse janë votimet, ta marrin atë me 1/6 e çmimit", - tha kryeministri.

Ai pohoi se nëse nuk do të ishin votimet, nuk do të subvenciononim asnjë qindarkë, pasi çmimi është shumë i ulët. Kurse paralajmëroi se kushdo duhet të ndjehet i detyruar për të pasur dokumentin që fakton se cili është ai, duke sqaruar se këtë e kemi një kërkesë ligjore, të palidhur me votimet.Â

e.l/NOA

KOMENTE