English

Zbulohet dhe prangoset autori i dyshuar i vrasjes në Tiranë, motiv hakmarrja

Tiranë, 15 Prill NOA - Vrasja e ndodhur pak ditë më parë në kryeqytet që deri sot ishte e veshur me mister, pak orë më parë është zbardhur dhe i dyshuari është prangosur.

Alma Katragjini, zëdhënëse e Policisë së Tiranës, i tha agjencisë së lajmeve NOA se në kuadër të operacionit të koduar "Zalta", forcat policore mundësuan ditën e sotme gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes, së ndodhur më 11 Prill 2009, ku u vra me armë zjarri 37-vjeçari Ardian Tahiri

"Rreth orës 15.30 të ditës së sotme, specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, realizuan kapjen dhe më pas arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes, së ndodhur vetëm pak ditë më parë në rrugën "Irfan Tomini" në Kryeqytet", - detajoi Katragjini.

Ajo saktësoi se "dyshohet që autor i kësaj vrasje me armë zjarri, të jetë Fatmir Avdillari, 35 vjeç, (i njohur me pseudonimin Xubi), me banim në Tiranë. "Në sajë të një hetimi profesional dhe intensiv për këtë ngjarje, u konkludua se vrasja e Ardian Tahirit, ka ndodhur për motive të hakmarrjes, pasi autori dyshonte se viktima i kishte vrarë të vëllain e tij Fiqiri Avdillari, ngjarje kjo e ndodhur më datë 12 janar të vitit 2008 në Athinë të Greqisë.

Sakaq, policia tha se në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vrasjeje, si dhe të disa ngjarjeve të tjera të rënda.Â

e.l/NOA

KOMENTE
  • Emrah Mejdani11:31 - 29 Maj 2011
    Ky Esht NJeshi Ne Evrop :_)