English

Biznesmeni anglo-boshnjak Damir Fazlliç padit Prokurorinë e Tiranës

Tiranë, 16 Prill NOA - Biznesmeni anglo-boshnjak Damir Fazlliç ka paditur sot Prokurorinë e Tiranës për zgjatjen e afateve hetimore në ngarkim të tij.

Burime zyrtare nga mbrojtja ligjore e z.Fazlliç, thanë sonte për agjencinë e lajmeve NOA, se kërkesa e dorëzuar në Gjykatën e Rrethit të Tiranës nga avokati mbrojtjes i përfaqësuar me prokurë, Genc Gjokutaj.

Padia mban numrin 771, ndërsa ka si objekt të saj ankimonin e zgjatjes së afateve të hetimit.

Sot është hedhur edhe shorti elektronik, ndërsa gjyqtari i caktuar për të shqyrtuar këtë çështjes është Gjin Gjoni.

Në kërkesë, mbrojtja kërkon pushimin e vendimit të prokurorisë për zgjatjen e hetimeve ndaj biznesmenit boshnjako-britanik, Damir Fazlliç edhe një muaj.

Gjykatësi i caktuar për shqyrtimin e kësaj çështjeje do të vendosë nëse do ta pranojë apo jo kërkesën e palës paditëse.

Në rast se gjykata vendos pro Fazlliçit, atëherë prokuroria duhet të pushojë menjëherë hetimet e saj.

Biznesmeni anglo-boshnjak Fazlliç është nën hetim nga prokuroria për veprën penale të "pastrimit të produkteve të veprës penale", hetime të cilat nisëm më datën 8 tetor të vitit të kaluar.

e.l/NOA

KOMENTE