English

Deklarata e pasurisë, 2.7 milion USD të ardhurat e çifit Obama gjatë vitit 2008

Uashington, 16 prill, NOA - Plot 2/7 milionë dollarë ka qenë shuma e të ardhurave të çiftit presidencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë vitit të kaluar.

Lajmi bëhet i ditur nga shtëpia e Bardhë e cila ka publikuar për qëllime taksash, të ardhurat familiare të familjes presidenciale për vitin 2008, nga të cilat del se vitin e kaluar, ai dhe bashkëshortja e tij Mishel u paguan rreth 2.7 milion dollarë. Kopjet e formularit të taksave u publikuan nga Shtëpia e Bardhë dje, datë kjo e cila ka përkuar me afatin e fundit brenda të cilit amerikanëve u kërkohet të deklarojnë të ardhurat e një viti pranë agjencisë federale të taksave. Nga formulari del se gjatë vitit të kaluar, çifti Obama pagoi rreth 855.000 dollarë taksa federale dhe dhuroi rreth 172.000 dollarë për 37 organizata bamirëse. Pjesa më e madhe e të ardhurave të Presidentit erdhi nga dy librat e tij best-seller "Ëndrra nga babai im" dhe "Guximi për të shpresuar". Çifti Obama bëri publike edhe taksat e paguara për shtetin Ilinoi ku ata banonin më parë. Formularët tregojnë se vitin e kaluar ata paguan rreth 78.000 dollarë taksa për këtë shtet.n.e/NOA

KOMENTE