Shkup, 16 prill, NOA - Sot do të bllokohen për dy orë fluturimet në Aeroportin e Shkupit dhe të Ohrit për shkak të grevës së kontrolluesve të fluturimeve.
Greva do të zhvillohet nga ora 10 deri në ora 12, për shkak të mosplotësimit të kushteve të punës të kërkuara nga kontrolluesit. Tejkalimi i grevës nuk është arritur edhe në takimin e zhvilluar mbrëmë midis Sindikatës së kontrolluesve dhe personelit teknik të fluturimeve dhe ministrit të transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski.
Oferta e ministrit Janakievski ka qenë se problemet do të tejkalohen dhe se shteti nuk do të lejojë që Agjencia për fluturimeve civile të ngelet pa buxhet. Kontrolluesit organizuan grevën në shenjë proteste kundër vendimit të Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), për të bllokuar llogarinë e kësaj agjencie, me ç'rast do të pamundësohej dhënia e rrogave për të punësuarit. DAP kërkon që nga buxheti i kësaj agjencie të tërheqë mbi 10 milion euro, që janë grumbulluar në kuadër të TVSH-së, në të kundërtën do të bllokojë llogarinë. Greva ishte paraparë të realizohet disa orë më gjatë, mirëpo me kërkesë të agjencive turistike u mundësua që ajo të zgjasë vetëm dy orë, për shkak të fluturimeve për festat e Pashkëve dhe ato ortodokse.
NOA-INA