Bombei, 16 prill, NOA - Në Indi zhvillohen sot zgjedhjet parlamentare të cilat do të zgjasin plot pesë ditë si afat kohor.
Kjo për shkak të fluksit të madh të votimeve pasi në këtë vend numërohen të jenë plot 700 milionë votues.
Prandaj policia indiane ka bërë me dijeni se pikërisht, për shkak të shkaqeve organizative dhe kushteve të sigurisë, zgjedhjet do të zhvillohen pesë ditë dhe do të zgjasin deri me 13 maj.
Ndërsa rezultati i përgjithshëm pritet të bëhet publik me 16 maj.
Kundër-kandidati më i madh i Partisë së Kongresit, në krye të së cilës është Sonhia Ghandi, është Aleanca nacional-demokratike së bashku me nacionalistët e Partisë BJP. Në sondazhet e deritanishme asnjë prej këtyre blloqeve nuk ka ndonjë epërsi të dukshme.Â
n.e/NOA