Korçë, 16 prill, NOA - Ishte shpallur si person në kërkim nga forcat e policisë për mospagesën e një gjobe të vënë me vendim të gjykatës, por ka arritur që të kapet kapet në flagrancë prej tyre.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, bëhet fjalë për 35-vjeçarin Besnik  Beqiri, banues në fshatin Zemblak të rrethit të Korçës, i dënuar edhe më parë për veprën penale të "Falsifikimit".
Ky person ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë së Korçës disa ditë më parë pasi gjykata e këtij rrethi, me vendim nr.54/351 ka vendosur konvertimin e gjobës prej 50.000 lekësh, për veprën penale të "Kalimit të paligjshëm të kufirit", me 10 ditë burgim.
n.e/NOA