English

Kapet i shpalluri në kërkim nga policia për vjedhjen e 70 mijë lekëve

 Shkodër, 16 prill, NOA - Forcat e policisë së Shkodrës kanë kapur në flagrancë të shpallurin në kërkim për vjedhjen e 70 mijë lekëve në një banesë të këtij qyteti.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, personi në fjalë është 24-vjeçari Nikolin Dermani, lindur në fshatin Kir të Shkodrës.

Burimet policore tregojnë se ndalimi i tij u bë për arsye se ai në bashkëpunim me Pëllumb Kolbuçajn dhe Gentian Sufajn, të cilët tashmë janë ndaluar nga policia, i kane vjedhur një shtetasi në banesën e tij një sasi prej 70.000 lekësh të reja.

Kapja e Nikolin Dermanit, në lagjen "Guerrile" të Shkodrës, u bë e mundur si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar nga efektivat e seksionit të Krimeve kundër Pasuriëe e Pronës në bashkëpunim me forcat e policisë së Shkodrës.

n.e/NOA

KOMENTE