Prishtinë, 16 prill NOA - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi gjendet për një vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë, informoi zyra e shtypit të Kryeministrit.
Gjatë vizitës, kryeministri Thaçi do të takohet me presidentin e Sllovenisë, Danilo Turk, kryeministrin Borut Pahor.
Po ashtu, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që të marrë pjesë edhe në konferencën e organizuar nga Lëvizja Evropiane, e cila për temë bosht ka sfidat e organizimit të shoqërisë civile dhe autoritetet publike.
a.b/NOA