English

Luftë diplomatike Shkup-Athinë mbi frikën nga vizitat në Greqi

Shkup, 16 prill, NOA - Ministria e Jashtme të Maqedonisë ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënësit të diplomacisë greke, Kumucakos.

"Deklaratat e Kumucakosit na shfaqin një dilemë. Ne nuk jemi të sigurt se komenti i tij a vlen për të gjitha vendet që kishin rekomanduar qytetarët e tyre si SHBA, Britania, Australia të jenë të kujdesshëm për të udhëtuar në Greqi, apo ajo ka të bëjë vetëm me Maqedoninë", ka theksuar zëdhënësi i MPJ-së në Shkup, Petar Çulev.

Ndërkaq, zëdhënësi i diplomacisë greke, Kumucakos reagoi ashpër ndaj deklaratës së ministrisë së Jashtme në Shkup, me të cilin i'u bë thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të shmangin udhëtimet në Greqi. Ai ka theksuar se edhe njëherë autoritetet maqedonase i shkaktuan dëme të mëdha marrëdhënieve me fqiun e saj.

" Më10 prill, Milloshoski i drejtoi një letër ministrisë së Jashtme në të cilën kërkonte thellimin e komunikimit mes popujve të dy vendeve, dhe rritjes së bashkëpunimit në fushën e turizmit. Pesë ditë më vonë arsye të njohura vetëm nga ai, Milloshoski dezinformon qytetarët e shtetit të tij, duke iu bërë thirrje që të mos vizitojnë Greqinë", theksoi Kumucakos, duke shtuar se shefi i diplomacisë maqedonas është konfuz, dhe se nuk mund ta ndihmojmë në zgjidhjen e këtij problemi.

Shkupi dhe Athinë kanë intensifikuar luftën diplomatike, në prag të një raundi të ri të paralajmëruar për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë.

NOA-INA

KOMENTE