Durrës, 16 Prill NOA - Një grua në moshë të re ka gjetur vdekjen para pak minutash në zonën e Plazhit të Durrësit, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.
Ngjarja ka ndodhur sonte në orën 20.00 në lagjen nr 13 pranë qytetit bregdetar, në zonën e plazhit.
Irma Rushiti, 33 vjeçe, banuese në këtë lagje, ka rënë në rrethana ende jozyrtarisht të konfirmuara, nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.
E plagosur dhe në gjendje kritike për jetën, ajo është dërguar nga pjesëtarët e familjes në spitalin vendor ku pak më vonë ndërroi jetë.
Një grup policor ka shkuar në vendngjarje. Nga veprimet e para hetimore rezulton se Irma Rushiti ka qenë në kushte depresive për një periudhë të gjatë kohore dhe vuante faktin se ishte invalide.
Gjithsesi, policia tha se do t'i vazhdojë hetimet për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje.
a.a/NOA