Tiranë, 16 prill, NOA - Nga 8975 ankesa që i janë paraqitur Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së energjisë elektrike në tre muajt e parë të vitit nga i gjithë vendi, vetëm 12.5 % e tyre figuron të jetë për faturat e energjisë.
Ky ka qenë reagimi i këtij institucioni pas listës së gjatë që i ka mbërritur me ankesat e qytetarëve për një shërbim jo të favorshëm ndaj tyre në kuadrin e furnizimit me energji elektrike.
Sipas burimeve nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së energjisë elektrike, pjesa që prek direkt buxhetin e qytetarëve dhe që ka të bëjë konkretisht me mbifaturimin, faturimin aforfe apo leximin e pasaktë, zë vetëm 12.4 për qind të të gjithë ankesave në të gjithë vendin.Â
Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, një problem që duket se nuk po merr zgjidhje nga ana e OSSH-së është mosmarrja e faturës së energjisë elektrike nga qytetarët, çështje që zë 61 për qind të të gjitha ankesave të konsumatorëve.Â
n.e/NOA
Â