English

Pretencë 15 vjet burg, për të akuzuarin e vrasjes së gruas me thikë

Tiranë, 16 Prill NOA - Prokuroria e Rrethit të Tiranës ka kërkuar sot dënimin me 15 vjet burg për 40 vjeçarin që theri me thikë bashkëshorten e tij.

Prokurorja kërkoi sot dënimin e të pandehurin Shpëtim Zhvllima, pasi dyshohet të jetë autori i vrasjes së Nafije Zhvillës, 32 vjeçe.

Ngjarja për të cilën akuzohet i pandehuri ka ndodhur më datën 18 janar të këtij viti në një banesë në vendin e quajtur NISH-Tulla nr 3, në periferi të Tiranës.

I pandehuri dyshohet të ketë hyri i dehur në banesën e tij dhe pas një zënke të radhës me të shoqen ka marrë thikën dhe e ka qëlluar disa herë në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Më pas 40 vjeçari ka qëlluar edhe veten e tij. Nga hetimet dyshohet se çifti kishte pasur disa herë debate dhe zënka për motive xhelozie.

Vetë Zhllima e ka pranuar autorësinë e krimit, duke pretenduar se ka qenë i dehur kur ka ndodhur ngjarja.

e.l/NOA

KOMENTE