Tiranë, 16 Prill NOA - Gjykata e Rrethit të Tiranës i ka dhënë sot pafajësinë të pandehurit Gugash Tresa, i cili akuzohen nga prokuroria e Tiranës për veprën penale të vrasjes me dashje të mbetur në tentativë.
Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ilir Çeliku, me anëtarë gjyqtarët Altin Adiun dhe Arben Mickon kanë shpallur të pafajshëm të pandehurin.
Seanca është zhvilluar në orën 11:00 në Gjykatën e Tiranës, në zyrën e gjyqtarit me prezencën e prokurorit dhe avokatit mbrojtës.
Dy seanca më parë prokurori i çështjes Ervin Karanxha, kërkoi dënimin e të pandehurit me 10 vjet burgim.
Ngjarja për të cilën akuzohej i pandehuri e ka zanafillën me 29 tetor të vitit të kaluar.
Në këtë ditë i pandehuri ka tentuar të vrasë me armë 22 vjeçarin Aleskandër Harizi. Konfkliti do të vijojë edhe më pas.
Më datën 2 nëntor pas përfundimit të seancës së dytë gjyqësore Harizi në bashkëpunim me tre vëllezërit e tjerë të tij, kanë tentuar të vrasin me sende të forta dhe kanë plagosur Petrit dhe Shpëtim Tresën.Â
Sipas prokurorisë të dyja familjet kanë nisur sherret mes tyre për një tokë, e cila është fituar me ligjin numër 7501, nga familja Tresa, ndërsa familja Harizi pretendon se e ka pronë të trashëguar.
e.l/NOA