English

Seanca plenare, opozita bojkoton punimet. PD: Farsë politike

 Tiranë, 16 prill, NOA - Opozita ka bojkotuar sot seancën plenare duke pohuar se nuk ka për t'iu kthyer punimeve normale të Kuvendit nëse nuk zgjidhen si duhet çështjet që kanë të bëjnë me një proces të mbarë zgjedhor.

Këtu kanë përfshirë pagesat e larta të kartave të identitetit, duke cilësuar se ato janë të papërballueshme nga pjesa më e madhe e qytetarëve dhe për këtë duhet të ketë një sensibilizim të madh nga mazhoranca për minimizimin e tyre.

Në të kundërt, janë shprehur deputetët socialistë, ajo që ata e kanë cilësuar si "taksa e votës" do të bëhet pengesë serioze për votën e lirë të 28 qershorit.

"Në pamundësi ekonomike që një qytetar ka për të mos paguar kartën e identitetit duhet që qeveria të gjejë të gjitha mundësitë që ta pajisë atë me letërnjoftim duke mos i mohuar atij të drejtën kushtetuese për të votuar. Kërkojmë të hiqet taksa e votës. Të hiqen barrierat për të ushtruar të drejtën e votës" - tha deputetja socialiste Valentina Leskaj.

Ndërkaq, duke iu kundërpërgjigjur kryetares së grupit socialist, ministri i Brendshëm Bujar Nishani tha në parlament se procesi po ecte normalisht brenda të gjitha parashikimeve dhe i cilësoi veprimet e opozitës si "spekulime dhe lojë politike". "Ky proces po ecën brenda parashikimeve. Të gjitha komunat e vendit dhe bashkite e vendit kanë në dispozicion materialet. Procesi i aplikimit në qytetet kryesore është drejt përfundimit te këtij muaji", - tha Nishani.

n.e/NOA

KOMENTE