English

Shënohet 10-vjetori i eksodit gjatë luftës së Kosovës në ‘99, sot marshim drejt Kukësit

Prishtinë, 16 prill, NOA - Organizata joqeveritare "Eksodi "99", edhe sivjet ka organizuar marshimin në drejtim të Kukësit në përkujtim të përndjekjes së dhunshme të popullatës shqiptare nga regjimi serb në vitin 1999.

Në marshin e sotëm një grup prej 99 personash që simbolizon vitin 1999 dhe dëbimin e dhunshëm që ka ndodhur atëkohë do marshojnë në Prekaz, do të vënë kurora në varrin e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, pastaj një delegacion i Këshillit organizativ do ta falënderojë priftin e kishës katolike në Zllakuqan për ndihmën e dhënë për qytetarët e Mitrovicës me rrethinë gjatë atij eksodi. Marshuesit do të kalojnë këmbë kufirin Kosovë - Shqipëri në shenjë simbolike të asaj që kishte ndodhur para dhjetë vjetësh.

NOA-INA

KOMENTE